DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle Showbiz

Letra e ikonës së DIOR : Po jetojmë një kohë të frikshme, jam krenare që jam italiane

Shpërndaje

Stilsitja e njohur dhe njëherësh drejtoresha e Dior, Maria Grazia Chiuri  përmes një letre  për ‘Vogue’ flet për Italinë nën masat e koronavirusit, teksa tregon për punën nga shtëpia të gjithë ekipit të ‘’ Dior’’.

Ajo tregon ditët në karantinë në shtëpinë e saj në Romë dhe falënderon bluzat e bardha për gatishmërinë dhe punën e tyre të palodhur për të luftuar COVID-19.

Letra:

Po e shkruaj këtë tekst nga shtëpia ime në Romë, ku kam punuar që nga fundi i marsit për të qenë më afër familjes sime. Është një kohë e çuditshme, e frikshme për vendin tim, por më bën akoma më krenare që jam italiane. Gjatë kësaj krize unë kam vlerësuar me përulësi përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve tanë, të cilët dëshiroj t’i falënderoj nga zemra ime. Ndjenja e lindur e të qenit italiane na ndihmoi të ndiheshim pranë pavarësisht distancës. Kjo do të na ndihmojë të kapërcejmë vështirësitë e tmerrshme.

Në ’’ Dior’’ , shumica e punës sonë është në Itali. Unë jetoj në Romë. Familja ime është në Romë. Ne kemi disa fabrika në Itali, përfshirë një në Toscana. Në rrethana normale, ne kalojmë ca kohë në Itali para se të prezantojmë koleksionin tonë, sepse duam të kontrollojmë detajet e fundit. Sidoqoftë këtë sezon, nuk kishim kohë të mendonim për atë që po ndodhte.

Kur gjërat u keqësuan, përparësia ime e parë ishte t’i thosha ekipit tim, “Ju lutem, ne duhet të mbrohemi tani dhe të kërkojmë një mënyrë tjetër të të punuarit”. Ne menjëherë morëm kompjuterë që të mund të punonim nga distanca. Më pëlqen të ndaj idetë me ekipin tim – ne flasim gjatë gjithë kohës. Izolimi shoqëror, veçanërisht për mua, është i çuditshëm.

Ne kemi punuar nga distanca për disa javë. Ne ndajmë idetë tona përmes aplikacione si FaceTime dhe WhatsApp. Sinqerisht, sidoqoftë, nuk është aq e lehtë. Të kesh një ide ose të bësh një skicë është një aspekt i punës sonë. Detyra jonë themelore është praktike. Gjithmonë është një proces praktik, me shumë etapa.

Kohët e fundit, një nga laboratorët e Baby Dior në Renton, Britani, u rihap për të prodhuar maska. Jam shumë krenare për të gjithë industrinë e modës. Shumë industri po përdorin njohuritë, aftësitë dhe burimet e tyre për të shpikur dhe prodhuar ato që i duhen komuniteti mjekësor sot. Me të vërtetë jam e kënaqur që bota e modës reagoi ndaj kësaj situate duke filluar menjëherë të prodhojë maska. Jo vetëm markat e mëdha si: Dior, Armani dhe Prada, por edhe kompani më të vogla. Ajo që po ndodh është kaq e bukur.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *