DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio, i bashkohen nismës për COVID-19

Shpërndaje

“All in Challenge” është nisma më e re e disa prej yjeve të Hollywood-it, për të mbledhur 100 milionë dollarë për të ndihmuar në zbutjen e krizës ekonomike gjatë pandemisë. Së fundmi, kësaj iniciative i janë bashkuar dy aktorët fitues të çmimit “Oscar”, Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të cilët me anë të një videoje në rrjetin social Instagram u kanë premtuar të gjithë fansave që do të dhurojnë para se do t’ju japin mundësinë që të kenë një rol si figurant në filmin “Killers of the floëer moon”.

Fituesi me fat do të ketë mundësinë që edhe të takojë nga afër aktorët, regjisorin, Martin Scorcese, dhe të marrin pjesë në premierën botërore të filmit.

“All in Challenge” nisi nga Michael Rubin ditën e martë dhe në vetëm 24 orë më vonë ju bashkuan disa nga emrat më të njohur nga industria e medias dhe artit në SHBA. Të ardhurat do i shkojnë kryesisht bankës së ushqimit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *