DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Princ Harry dhe Meghan Markle fotografohen duke shpërndarë ushqim për të varfrit

Shpërndaje

Meghan Markle dhe Prince Harry janë fotografuar për herë të parë në Los Angeles duke shpërndarë pako ushqimore në emër të projektit jofitimprurës “Angel Food” me bazë në Los Angeles.

Sipas ‘’DailyMail’’ një ekip sigurie shoqëroi çiftin, por ata vendosën të ecnin deri në apartament për të dhënë ushqimin vetë.

Të veshur me xhinse, Harry dhe Meghan të dy ndoqën rregullat e reja të Kalifornisë për sa i përket mbulesave të fytyrës dhe dorezave mbrojtëse.

Meghan dhe Harry kaluan dy ditë si vullnetarë në kasionin jo-fitimprurës këtë javë, të cilët gatuajnë dhe u ofrojnë ushqime njerëzve me sëmundje kritike, të cilët janë në një rrezik më të madh mes pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Princ Harry dhe Meghan Markle fotografohen duke shpërndarë ushqim për të varfrit 1Drejtori ekzekutiv i projektit bamirës “Angel Food”, Richard Ayoub i tha revistës ‘’PEOPLE’’ se çifti Sussex shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në këtë projekt të veçantë humanitar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *