DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Si e përjetoi familja mbretërore sëmundjen e Princ Charles, flet për herë të parë William

Shpërndaje

Per here te pare pasi babai i tij rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 Princi William ka folur në një lidhje për BBC-në.

Gjatë intervistës së tij, princi tha se ai dhe e gjithë familja e kishin përcjellë me shumë shqetësim këtë situatë.

“Më duhet ta pranoj, fillimisht isha shumë i shqetësuar, pasi mosha e tij bën pjesë tek ajo më delikatja përsa i përket këtij virusi. Im atë ka patur dhimbje kraharori e të ftohtë për vite me radhë, prandaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai.”

William shtoi se princi Charles kishte simptoma të lehta, por gjëja më e rëndë për të ishte të izolohej.

“Të mos ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit emocional, të ishte i ngecur brenda në shtëpi.” – u shpreh William.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *