DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth do e kalojë ditëlindjen në karantinë, anulohen festimet tradicionale

Shpërndaje

Më shumë se 14 mijë jetë ka marr në Britaninë e Madhe pandemia e Covid-19. Në këto kushte dhe në rrethanat e distancimit fizik edhe mbretëresha Elizabeth II ka kërkuar që të anulohet tradita e përshëndetjes me armë që shënon festimet për ditëlindjen e saj të martën. Mediat britanike shkruajnë se nisur nga situata mbarbotërore familja mbretërore nuk do të festoj në ndonjë mënyrë të veçantë 94-vjetorin e Mbretëreshës.

“Nuk do të ketë përshëndetje me armë. Madhëria e saj ishte e prirur që të mos vendoseshin masa speciale për të lejuar përshëndetjet me armë pasi ajo nuk e ndjeu atë të përshtatshme në rrethanat aktuale”, thotë burimi.

Mësohet se Mbretëresha do e kalojë ditëlindjen në Windsor, atu ku po jeton aktualisht.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *