Ditëlindja në karantinë e Victoria Beckham
Shpërndaje

Situata e COVID-19 e ka ‘detyruar’ së fundmi edhe ikonën e modës Victoria Beckham që ta festojë ditëlindjen e saj të 46-të në karantinë. Edhe pse në kushtet e shtëpisë familja Beckham organizuan një festë virtuale në rezidencën e tyre në Cotswolds të premten, me mikun e tyre DJ Fat Tony në Instagram. Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten.
Stilistja e njohur ndau disa foto me familjen e saj teksa fryu qirinjtë e tortës së ditëlindjes. Ajo nuk ngurroi ta quante këtë një ditëlindje në kushte të jashtëzakonshme, por u shpreh se ndihej mirënjohëse për shëndetin e saj dhe të familjarëve.