DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, ja portreti i ëmbël familjar që ndan me fansat

Shpërndaje

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka festuar sot ditëlindjen e tij të 38-të.

Në këtë ditë të shënuar ,edhe pse në karantinë nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe familjarët. Albani ka ndarë me të gjithë edhe një foto familjare, përmes së cilës tregon se është i bekuar me familjen e gjithashtu edhe me fansat, të cilët nuk e kanë harruar as ditën e sotme.

“Në ditë si kjo ndërgjegjësohem dhe reflektoj pak më shumë se zakonisht dhe është më e kthjellët dhe e fortë ndjesia se dhuratat më të çmuara e që më lumturojnë më së tepërmi janë së pari në këtë foto, janë familjarët e miqtë e mi, e pastaj jeni ju”. – ka shkuar ndër të tjera Albani në rrjetin social Instagram.

Edhe stafi i revistës ‘’ Star People’’ i uron edhe 100 pranvera të arta!

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, ja portreti i ëmbël familjar që ndan me fansat 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *