DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Happy birthday Queen! Arsyet pse Mbretëresha Elizabeth feston dy ditëlindje!

Shpërndaje

Mbretëresha Elizabeth II feston sot ditëlindjen e saj të 94-ët. Ashtu sikundër pallati mbretëror paralajmëroi të shtunën, festimet dhe traditat me rastin e ditëlindjes së saj janë anulluar në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit.

21 prilli i vitit 1926 është ditëlindja e vërtetë e Mbretëreshës, por ajo feston edhe një ditëlindje të dytë qëkurse u ngjit në fron, më 13 qershor.

Tradita  e dy ditëlindjeve besohet të ketë filluar me mbretin George II në vitin 1748. Ky është viti kur festimi vjetor i “Trooping the Color” u shoqërua për herë të parë me ditëlindjen e sovranit. Ditëlindja e vërtetë e George ishte në nëntor, kur moti britanik shpesh ishte me shi.

‘Trooping the Color’ (13 qershor) ka qenë një paradë ushtarake në Londër , e cila më parë ekzistonte si një ngjarje e pavarur. Ajo u caktua zyrtarisht dhe përgjithmonë si një festë për ditëlindje, pasi George III u bë mbret në 1760.

Por mesa duket edhe festimet për 13 qershorin janë anuluar, duke pasur parasysh pandeminë e coronavirusit, thonë burimet nga oborri mbretëror për CNN-në.

Për herë të parë në 68 vjet, Mbretëresha Elizabeth II nuk do të shënojë ditëlindjen e saj me përshëndetjen tradicionale me armë mbretërore.

Në vend të kësaj, pallati pritet të festojë ditëlindjen e 94-të të Mbretëreshës në mediat sociale. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me familjen, përfshirë thirrjet telefonike dhe video me anëtarët e familjes do të mbeten private.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëresha iu drejtua kombit në një fjalim të rrallë në televizion, duke bërë thirrje për unitet në mes të pandemisë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *