DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Showbiz

Aktorët e “Friends” bashkojnë forcat për të mbledhur para në ndihmë të të prekurve me COVID-19

Shpërndaje

Aktorët e një prej serialeve më të dashur për publikun ‘’Friends’’ kanë bashkuar forcat për të mbledhur fonde në ndihmë të pandemisë së Covid-19.

Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer do të marrin pjesë në sfidën ‘’ALL IN Challenge’’.

Ka qenë Jennifer Aniston që e ka njoftuar këtë gjë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Jemi shumë të entuziazmuar që po bashkohemi me sfidën ’’ALL IN Challenge’’ për të ndihmuar njerëzit gjatë kësaj kohe”, ka shkruar ajo.

“Friends” janë bashkuar gjithashtu me një numër të madh të të famshmëve që janë pjesë e kësaj sfide përfshirë: Leonardo DiCaprio, Gwyneth Paltrow, Justin Bieber dhe Madonna. Nga kjo sfidë deri më tani janë mbledhur 14 milionë dollarë.

Seriali ‘’Friends’’ pritej që të xhironte seri të reja këtë vit, por planet u shtynë pas pandemisë së koronavirusit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *