DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Akuzohet se shkeli të drejtën e autorit/ Jennifer Lopez paditet nga fotografi i njohur

Shpërndaje

Duket se telashet nuk kanë të sosur për Jennifer Lopez kur është puna për akuzat për shkeljen e të drejtës së autorit. Ylli i showbizit sipas ‘’E! News’’ është paditur për postimin e një fotografie në rrjetin social Instagram pa lejen e fotografit.

Sipas dokumenteve gjyqësore, fotografi i New York-ut, Steve Sands ka akuzuar yllin e “Hustlers” dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit.

Sipas akuzës Lopez përdori një fotografi të marrë nga Sands për të ‘promovuar’ markën e saj në Instagram, pa marr lejen e fotografit dhe pa e kompensuar atë financiarisht.

Fotografia në fjalë është një foto e artistes e publikuar për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Lopez mund të detyrohet të paguajë një gjobë deri në 150 mijë dollarë për këtë.

Kjo nuk është hera e parë që ajo paditet për postime të tilla. Rasti i fundit ishte në tetor të vitit të kaluar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *