DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Star Fashion

U detyrua të mbyllej nga koronavirusi / ‘’Gucci’’ hap dyert në Firence

Shpërndaje

Fabrika e brandit të njohur ‘’Gucci’’ në Firence ka hapur dyert këtë fillim jave pas bllokimit prej më shumë se një muaji për shkak të situatës së COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania  e cila shpjegon më tej në njoftimin e saj se rihapja bëhet në pas një marrëveshje të arritur me sindikatat për forcimin e protokollit të sigurisë dhe falë këshillave të virologut Roberto Burioni të Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos.

Edhe pse fabrika u hap, ajo nuk do të punojë me kapacitet të plotë, pasi tani për tani do të ketë vetëm një numër të kufizuar punonjësish prej 100 vetëve.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm ne morëm vendimin për rihapjen e prototipit të ArtLab, në marrëveshje me organizatat sindikaliste dhe garantimin e nivelit maksimal të sigurisë dhe me të gjitha masat e nevojshme, të përcaktuara me ndihmën e ekspertëve”, shpjegon Marco Bizzarri, President dhe CEO i ”Gucci.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *