DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

 21 ditë në gjendje kome/ Bujar Qamili rrëfen betejën me Covid-19

Shpërndaje

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar u raportua se këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ishte shtruar në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19. Këngëtari e ka sqaruar këtë lajm në një intervistë ekskluzive për ‘’Rudina’’, ku u shpreh se në Itali u shtrua në spital për të kuruar veshkat fillimisht dhe më pas u infektua me Covid-19.

Kurimi i Qamilit zgjati disa javë, periudha të cilat kanë qenë tejet intensive dhe të vështira për të dhe familjarët e tij pasi këngëtari qëndroi në gjendje kome për 21 ditë me radhë.

Artisti ka rrëfyer përjetimin e vështirë që ai dhe familja kanë kaluar ato javë: “Gjendja ka ardhur duke u vështirësuar, është bërë aq keq saqë nuk mund ta imagjinoni dhe unë vetë nuk kam dëshirë ta kujtoj çfarë mund të kenë qenë ato ditë për mua. Pas 4-5 ditëve unë nuk kam ditur më gjë fare se çfarë bëhej, sepse kam qëndruar në gjendje kome për 21 ditësh. Pas 21 ditësh jam zgjuar, e kam parë veten ku jam.’’

‘’Meqë më erdhi rasti që të jap në një intervistë në një televizion kombëtar që shikohet nga e gjithë Shqipëria dhe Europa dua të përshëndes djalin tim që më qëndroi pranë dhe mjekët italianë të cilët ishin në dispozicionin tim” – u shpreh mjeshtri i këngës qytetare shkodrane.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *