DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

UNESCO tanimë në shtëpinë e çdo qytetari global, hap bibliotekën e saj dixhitale

Shpërndaje

Në këto ditë të izolimit global për shkak të pandemisë së koronavirusit, UNESCO ka hapur e bibliotekën së saj dixhitale për të gjithë qytetarët anë e mbanë botës.

Në fondin e saj ruhen gati 20 mijë skedarë nga artikujt historikë, të cilët e kanë origjinën nga 193 vende të ndryshme të botës. Të gjitha materiale që ofrohen për lexuesit janë në shtatë gjuhë të botës.

Aty gjenden edhe mbi 100 botime mbi Shqipërinë, duke përfshirë dokumenta arkivore, fotografi, artikuj e studime mbi aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, politike e ekonomike të Shqipërisë. Pjesë e rëndësishme e botimeve për Shqipërinë është edhe libri ‘’ Historia e Skënderbeut’’ nga Marin Barleti.

https://en.unesco.org/

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *