DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha dhe Dua Lipa urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Shpërndaje

Emra të njohur  të industrisë dhe shoubizit janë solidarizuar me ndjekësit e tyre, duke iu dëshiruar dhe uruar një agjërim sa më të lehtë në muajin e Ramazanit, i cili nisi dje.

Edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë uruar ndjekësit e tyre në nisjen e këtij muaji të shënuar. Bebe publikoi në InstaStory një fotografi të rrezeve të diellit, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Urime Ramazani, paqja qoftë mbi ju”.

Ndërsa Dua përmes një fotografie peisazhore uroi ndjekësit duke u shkruar:  “Muaji i Ramazanit. Shpresoj të jeni të bekuar me shëndet e lumturi”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *