DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

‘’E bukura dhe bisha’’ – Si të veproni me aknet në kohën e pandemisë

Shpërndaje
Nga Dr. Sidita Vitoja Sopjani
Dermatovenerologe, PhD(c)

Nëse as pandemia nuk ju ka shkaktuar akne, atëherë asgjë tjetër nuk mundet!

  1. Stresi është faktori më i shpeshtë që nxit shfaqjen e akneve, jo vetëm tek adoleshentët. Kjo ndodh sepse në situata të tilla stresuese si pandemia, në trupin tonë rritet niveli i hormonit të stresit, kortizolit, i cili shton prodhimin e yndyrës nga gjëndrat e yndyrës në lëkurë duke përfunduar në akne.

Zgjidhja:

  • Mësoni të lexoni etiketat! Për të neutralizuar sasinë e tepërt të yndyrës në lëkurën tuaj sigurohuni që produktet që përdorni, si locion larës, krem hidratues, produktet me SPF (sun protection factor) etj të jenë jo-komedogjenik (non-comedogenic, oil free) dhe të përmbajnë:
  • Acid salicylic
  • Acid glycolic
  • Acid lactic
  • Sulfur
  • Benzoyl peroxide
  • Mos traumatizoni lëkurën tuaj! Nëse pas pandemisë dëshironi të jeni “e bukura” e jo “bisha” mos shtrydhni puçrrat, pikat e zeza apo të bardha me duar dhe as me mjete të tjera. Kuptohet që stresi nxit sjellje të tilla, por përmbahuni tani që të mos pendoheni më vonë.

Ende nuk ekziston asnjë lloj terapie që mund të riparojë 100% shenjat e akneve. Sigurisht që “Mos prekni fytyrën!” është edhe një ndër këshillat kryesore të OBSH-së për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

  1. Dieta: Mënyra se si dieta ndikon tek aknet varion nga njëri person tek tjetri.

Zgjidhja: Përpiquni të qëndroni larg alkoolit dhe ushqimeve pikante dhe me përmbajtje të lartë sheqeri. Duhanpirja po ashtu nxit prezencën e akneve.

  1. ‘’E bukura dhe bisha’’ – Si të veproni me aknet në kohën e pandemisë 1

    Dr. Sidita Vitoja Sopjani
    Dermatovenerologe, PhD(c)
    Ligjëruese në Universitetin AAB

    Vitamina D: Mungesa e vitaminës D është një faktor në zhvillimin e akneve.

Zgjidhja: Në këto ditë pandemie kur duhet të qëndrojmë në shtëpi mjafton vetëm 30 minuta ekspozim në diell në mënyrë që lëkura jonë të procesojë vitaminën D që e marrim nga ushqime si: peshku, veza, djathi dhe qumështi i fortifikuar me vitaminë D. Mos merrni suplemente të vitaminës D pa u konsultuar me mjekun!

  1. Ekspozimi i tepruar në diell. Në këtë kohë karantine oborri dhe ballkonet duket të jenë bërë pjesa e preferuar e shtëpisë tonë. Megjithatë ndryshe nga çfarë besohet nga populli, dielli nuk i shëron aknet, përkundrazi i përkeqëson ato, sepse e than lëkurën dhe kështu nxit shtimin e prodhimit të yndyrës nga gjëndrat e yndyrës në lëkurë.

Zgjidhja: Gjithmonë 30 minuta para ekspozimit në diell aplikoni krem kundër diellit me SPF 30, me bazë mineralesh (titanium dioxide ose zink- lexoni etiketat) dhe përdorni kapele dhe veshje mbrojtëse.

Sekreti i një rutine të thjeshtë për lëkurën e yndyrshme me tendencë akneike është:

  • Locion larës me përmbajtje acidike (si e përshkruar më lart) në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Pas larjes në mëngjes, përdorni një krem hidratues jo-komedogjenik që është i kombinuar me SPF 30.
  • Pas larjes në darkë, shtoni një krem hidratues p.sh: me përmbajtje acidi hyaluronic.
 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *