DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry lancon projektin e tij të parë

Shpërndaje

Pas largimit nga familja mbretërore më 31 mars, Princi Harry ka lancuar iniciativën e re që do i vijë në ndihmë ushtrisë.

HeadFIT, është një platformë e re në internet që i siguron personelit ushtarak amerikan 24/7 qasje në kujdesin shëndetësor dhe mendor. Krijuar nga fushata mbi shëndetin mendor të fondacionit ‘Royal Heads Together’ – e filluar nga Harry, Prince William dhe Kate Middleton në Prill 2016 – HeadFIT u lancua për herë të parë si projekt në tetor të vitit 2017.

Që nga ajo kohë është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Sh.B.A-së (MM) dhe ekspertë kryesorë të shëndetit mendor në ‘Kings College London’.

“Unë kam besuar prej kohësh se bashkësia ushtarake duhet të udhëheqë rrugën për pjesën tjetër të shoqërisë. Për shumë kohë ne kemi pritur që të shfaqen probleme dhe pastaj të reagojmë ndaj tyre. HeadFIT është një qasje proaktive ndaj aftësive mendore, duke u përqëndruar në potencialin tonë për të rritur performancën tonë, duke përdorur metoda të provuara në shkencën e sportit” – ka thënë Harry në një deklaratë për platformën.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *