DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Do ta shihnim në Eurovision/ Arilena Ara paralajmëron koncertin recital në Tiranë

Shpërndaje

Ndër ngjarjet e mëdha që u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit ishte edhe Festivali Europian i Këngës ‘’Eurovision 2020’’. Shqipëria këtë vit do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara. Për të gjithë fansat e këngëtares që mezi prisnin ta shihnin atë në Eurovision, vjen një lajm i shkëlqyer. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Arilena ka paralajmëruar se do të mbajë koncert recital në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Sounds of Silence’’ (Tingujt e qetësisë) është titulli i këtij koncerti, i cili do të mbahet pa audiencë për shkak të situatës, por do të transmetohet në të gjitha platformat dixhitale.

“E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”, shkroi ajo në Instagram.

Do ta shihnim në Eurovision/ Arilena Ara paralajmëron koncertin recital në Tiranë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *