DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

‘’Opera në kohën e COVID-19”/ Ermonela Jaho rrëfen ditët në karantinë

Shpërndaje

Ermonela Jaho, është një nga yjet e skenave botërore operistike, e cilësuar dhe vlerësuar shpeshherë me çmime ndërkombëtarisht me për arritjet e saj dhe karakterin e veçantë artistik. Operat “Madama Butterfly” , “La traviata” etj, janë disa nga veprat që Jaho ka shkëlqyer në skena.

Së fundmi ajo është bërë pjesë e ‘’Opera në kohën e COVID-19”, një seri intervistash për të faqes “OperaWire”.

Sopranoja shqiptare shprehet mes të tjerave se publiku do ta kuptojë se çfarë sakrificash kërkon kjo kohë edhe nga të gjithë artistët.

“Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët, që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre. Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online siç e kemi parë. Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenit afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë, që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë”, është shprehur sopranoja.

‘’ Për të qenë e sinqertë, nuk mund të këndoj përmes mediave sociale. Ndoshta më duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me këtë gjë , por për momentin nuk mundem. Po shijoj shumë rrjedhën që shtëpitë e Operës në të gjithë botën po i bëjnë shfaqjeve, në të cilat unë kam qenë pjesë, e që ka qenë shumë e dobishme dhe emocionale për mua dhe fansat që më ndjekin.

Sidoqoftë, duhet të ndiej energjinë e publikut dhe nuk jam i sigurt se si do të veproj me të me kalimin e kohës.’’ – ka shtuar ajo.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *