DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Showbiz

Dua Lipa vendos të rinovojnë amfiteatrin e Prishtinës

Shpërndaje

Këngëtarja  shqiptare Dua Lipa së bashku me babanë e saj Dukagjin Lipa, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin nëpërmjet rrjeteve sociale ku kanë biseduar për planet e ardhshme dhe investimet që fondacioni i familjes Lipa ‘’ SUNNY HILL’’ planifikon të realizojë për Prishtinën,

Këngëtarja  është shprehur se përmes fondacionit  kanë vendosur të rinovojnë amfiteatrin e kryeqytetit.

“Kemi shprehur dëshirën të bëjmë renovimin e amfiteatrit të qytetit të Prishtinës përmes ‘Sunny Hill Foundation’, aty të bëjmë një instalacion, një skulpturë”, u shpreh Dua.

Sipas  Dukagjin Lipës, hapësira në të cilën do të investojnë do të përdoret për festivale të ndryshme filmi, organizime të ndryshme dhe ndoshta një mbledhje para festivalit  të përvitshëm “Sunny Hill.’’

Ndërsa sa i përket organizimit dhe planifikimit të festivalit ‘’ Sunny Hills’’ për vitin 2020, Dukagjin Lipa u shpreh se janë duke pritur për një vendim nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të ecurisë së masave ndaj COVID-19.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *