DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Jutta Gützkow: “Përshtypjet e vitit tim të parë në Shqipëri

Shpërndaje

Nga  Rudina HOXHA 

Jutta Gützkow është Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe ajo ndan me STAR PEOPLE mendimet e saj pasi mori përgjegjësinë e drejtimit të Zyrës të kësaj Organizate kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri në Prill të 2019.

 Në këtë intervistë, ajo përvijon rolin e saj, projektet e bashkëpunimit të Këshillit të Europës në Shqipëri, prioritetet dhe sfidat e Zyrës së saj në vitin 2020, vit kur Shqipëria dhe Këshilli i Europës festojnë 25 vite të anëtarësimit të vendit. 

Gjermanja Jutta GÜTZKOW  ka studjuar Shkenca Politike në Berlin dhe është specializuar për Çështjet Evropiane në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe në Institutin Universitar Evropian të Firences. Ajo iu bashkua Këshillit të Evropës në vitin 1993, ku mbajti pozicione të ndryshme, përfshirë atë të Oficerit Ndërlidhës për Këshillin e Evropës /OSBE-në, Shefe e Divizionit të Shoqërisë Civile dhe Shefe e Divizionit të Qeverisjes së Mirë.

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995. 25 vjet më vonë, ju po drejtoni Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Më lejoni të filloj me disa fjalë për vetë Këshillin e Evropës teksa ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Organizatës. Të punosh për Këshillin e Evropës do të thotë të punosh për një organizatë gjithëpërfshirëse me 47 shtete anëtare, ku qeveritë, parlamentet, autoritetet vendore dhe shoqëria civile bashkëpunojnë bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit; kjo nënkupton zhvillimin e standardeve dhe krijimin e një hapësirë të përbashkët juridike ku të gjithë evropianët gëzojnë të njëjtat të drejta pavarësisht se ku jetojnë; kjo nënkupton monitorimin e respektimit të standardeve evropiane; dhe do të thotë tu ofrosh shteteve anëtare mbështetje përmes dialogut dhe bashkëpunimit për të kapërcyer mangësitë e identifikuara në monitorim.

Në fillim të viteve ‘90 unë isha pjesë e Drejtorisë së Çështjeve Politike e cila koordinoi procesin e zgjerimit të Këshillit të Evropës. Në atë kohë, përgatitjet për pranimin e Shqipërisë na mbanin mjaft të zënë. Këtë vit, ne festojmë 25 vjet të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Së bashku kemi bërë një rrugë të gjatë dhe jemi krenarë për arritjet.

Si Drejtuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, unë jam përgjegjëse për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me autoritetet vendase dhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, për zbatimin, së bashku me ekipin tonë prej 20 anëtarësh, të aktivitete të bashkëpunimit në Shqipëri. Qëllimi i këtyre aktiviteteve të bashkëpunimit është i dyfishtë: së pari, të ndihmojë vendin të përmbushë standardet evropiane dhe angazhimet e tij në fushat ku organet monitoruese të Këshillit të Evropës kanë identifikuar hapësirë ​​për përmirësime të mëtejshme dhe, më në përgjithësi, për të mbështetur axhendën e reformave në vend.

Jutta Gützkow: “Përshtypjet e vitit tim të parë në Shqipëri 1Mund të na tregoni më shumë për projektet e bashkëpunimit të Këshillit të Evropës në Shqipëri?

Në Shqipëri, po mbështesim vendin në formësimin e reformave kryesore. Ndihma jonë përqendrohet në katër fusha kryesore, veçanërisht: Sigurimi i drejtësisë; luftimi i krimit ekonomik; lufta kundër diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme, përfshirë romët; si dhe në promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Siç përmenda, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe ne punojmë krah për krah me autoritetet shqiptare, në selinë tonë në Strazburg, në Tiranë dhe në qarqe të ndryshme të vendit.

Si funksionon? Ne ofrojmë këshilla për përgatitjen e strategjive, planeve të veprimit dhe legjislacionit në përputhje me standardet evropiane. Kjo është e kombinuar me aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të cilat përfshijnë jo vetëm trainimin e stafeve, por edhe mbështetje për krijimin e institucioneve që janë të përshtatshme për detyrat e tyre. Ne jemi aktivë në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me vlerat e Këshillit të Evropës dhe kuptimin që ato kanë në jetën e përditshme të të gjithëve. Kur them “ne” flas jo vetëm për institucionet e Këshillit të Evropës dhe anëtarët e stafit, por edhe për ekspertët dhe bashkëpunëtorët tanë të vlefshëm nga vende të ndryshme të Evropës dhe Shqipëria, përfshirë profesorë universitetesh, studiues nga Think Tanks, mësues, gjyqtarë etj.

Me kë punojmë? Para së gjithash, me institucionet shqiptare – qeverinë, parlamentin, gjykatat dhe institucionet e reja të gjyqësorit, organet e pavarura si Avokati i Popullit ose Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bashki, shkolla, shoqërinë civile dhe shumë të tjerë. Dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi ynë funksionon shumë mirë – falë shkëmbimit me njerëz të përkushtuar dhe të pergatitur ne kemi krijuar një bashkëpunim vërtetë të dyanshëm, ku të dyja palët përfitojnë. Shkëmbime informacioni mbajmë edhe me organizatat ndërkombëtare dhe me disa prej Ambasadave në vend për të përmirësuar ndikimin dhe për të shfrytëzuar më mirë burimet tona në mbështetje të përpjekjeve për reforma në Shqipëri. Më e rëndësishmja, ne bashkëpunojmë ngushtë me Bashkimin Evropian, si partneri dhe financuesi yne kryesor.

Cila është natyra e bashkëpunimit tuaj me Bashkimin Evropian dhe sa është e përfshirë Zyra juaj në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Më lejoni të theksoj se në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, përmirësimi i pajtueshmërisë me standardet e Këshillit të Evropës shkon paralelisht me përmirësimin e pajtueshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit. Kështu, së bashku me Bashkimin Evropian, vëmendje të veçantë I kushtojmë reformës së gjyqësorit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.

Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian karakterizohet nga vlera dhe qëllime të përbashkëta. Vlerat e Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit reflektohen në kriteret e Kopenhagenit për pranimin në Bashkimin Evropian. Këto përfshijnë kriteret politike – stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve; kriteret ekonomike: një ekonomi tregu funksionuese dhe me aftësi për të përballuar konkurrencën dhe forcat e tregut; dhe aftësi administrative dhe institucionale për të zbatuar në mënyrë efektive acquis dhe aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit.

Në këtë kontekst, nuk është për t’u habitur që Bashkimi Evropian financon pjesën më të madhe të projekteve tona të bashkëpunimit në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, përmes programit të njohur si “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Cilat i shihni si sfidat më të rëndësishme për Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri këtë vit? Ku prisni të përqendrohet puna juaj?

Kur më pyetni për sfidat dhe përparësitë për vitin 2020, dëshiroj të përmend dy nga çështjet që adresojmë në projektet tona: luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështjen e të drejtës së pronës.

Për të parën, ne po zbatojmë Projektin kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të adresuar rekomandimet kryesore të organeve monitoruese të Këshillit të Evropës, veçanërisht GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) dhe MONEYVAL (Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e masave të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit). Fokusi është në forcimin e legjislacionit dhe aftësive institucionale për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin; përmirësimin e rikuperimit dhe menaxhimit të pasurive; përmirësimin e bashkëpunimit institucional të palëve të interesuara shqiptare.

Për të dytën, përmes projektit “Mbështetja e mjeteve efektive dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” po kontribuojmë, ndër të tjera, në përmirësimin e kompensimit ose kthimit të pronës. Më konkretisht, ne dhamë këshilla juridike për projektligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe gjithashtu bëjmë një vlerësim të zbatimit të ligjit për kompensimin. 

Jutta Gützkow: “Përshtypjet e vitit tim të parë në Shqipëri 2Si është situata e të drejtave të njeriut në Shqipëri nga këndvështrimi juaj dhe cili është ai aspekt që ka një rëndësi të veçantë?

Së pari, dëshiroj të nënvizoj që ju, dhe kushdo tjetër, mund të paraqisni kërkesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nëse konsideroni se keni qenë personalisht dhe drejt për së drejti viktimë e një shkeljeje të të drejtave dhe garancive të përcaktuara në Konventë ose në Protokollet e saj, dhe pasi të jenë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend. Shkelja e pretenduar duhet të jetë bërë nga një prej Shteteve që kanë ratifikuar Konventën, Kjo e drejtë individuale për të apeluar është unike në botë!

Kur shikojmë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe kërkesat në pritje, bëhet e qartë se sfidat kryesore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri kanë të bëjnë me të drejtën për një gjykim të drejtë, të drejtën për një mjet ligjor efektiv dhe mbrojtjen e pasurisë. Për më tepër, Gjykata pranoi kohët e fundit aplikime në lidhje me procesin e vettingut që kanë të bëjnë me të drejtën për një gjykim të drejtë, por edhe të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare dhe të drejtën për një mjet ligjor efektiv.

Kjo është arsyeja pse projektet tona në Shqipëri përqendrohen në përmirësimin e aftësisë së gjyqësorit për të zbatuar Konventën dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në aftësimin e profesionistëve ligjorë për të zbatuar në mënyrë efektive mjetet juridike në lidhje me moszbatimin e vendimeve të brendshme, me vëmendje të veçantë ndaj kohëzgjatjes së padrejtë të proceseve gjyqësore dhe drejtësisë në proceset gjyqësore penale.

Kjo tregon se sa e rëndësishme është për Shqipërinë të përfundojë reformën e gjyqësorit në mënyrë që gjykatat të funksionojnë më mirë dhe të zbatojnë në gjykimet e brendshme Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ju keni gjithashtu përvojë të pasur në punën me gra. Çfarë po bën Këshilli i Evropës në lidhje me të drejtat e grave në Shqipëri?

Më lejoni të bëj së pari një vërejtje personale: jam e lumtur që Këshilli i Evropës, për herë të dytë në historinë e tij, ka një grua si Sekretare të Përgjithshme, Znj. Marija Pejčinović Burić. Unë personalisht ndihem shumë e frymëzuar nga personaliteti dhe përparësitë e saj dhe besoj se shembuj të tillë i inkurajojnë vajzat të guxojnë dhe të synojnë pozicione drejtuese.

Veprimtaria e Këshillit të Evropës për të drejtat e grave është e bazuar në standardet e Këshillit të Evropës, të cilat duhet të respektohen nga të gjitha shtetet anëtare. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane dhe Konventat e Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (e njohur kryesisht si Konventa e Stambollit) janë nga arritjet kryesore drejt barazisë gjinore. Shqipëria është palë e të gjitha këtyre Konventave.

Përveç standardeve, për të avancuar përpjekjet për barazi gjinore nevojiten liderë. Personalitetet shqiptare janë shumë të rëndësishën në luftën kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri, por edhe në Evropë: në 2013-n, Kryetarja e atëhershme e Parlamentit, Jozefina Topalli, nënshkroi ratifikimin e Konventës së Stambollit; Iris Luarasi, Drejtuese e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, është Nënkryetarja e parë shqiptare e GREVIO-s (Grupi i Ekspertëve për masat kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje) i cili monitoron zbatimin e kësaj Konvente; Eglantina Gjermeni, anëtare e Kuvendit, luan një rol aktiv në Rrjetin Parlamentar “Gra të Lira nga Dhuna” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Çfarë projektesh të veçanta ka ndërmarrë Këshilli i Evropës për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë, veçanërisht në Shqipëri?

Më duhet t’ju zhgënjej: Këshilli i Evropës nuk zbaton projekte të tilla. Përkundrazi, ne përqendrohemi në aftësimin e të rinjve për t’u bërë qytetarë evropianë të angazhuar dhe të përgjegjshëm që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe marrin pjesë plotësisht në jetën demokratike. Për këtë qëllim, ne mbështesim organizatat rinore dhe shkollat ​​që t’i përgatisin ata sa më mirë për të ardhmen.

Së fundmi, ka filluar në Shqipëri një projekt 4-vjeçar për forcimin e edukimit për qytetari demokratike, i cili financohet nga qeveria suedeze. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, projekti synon të mbështesë reformën aktuale për kurrikulat dhe qasjet e reja arsimore që ajo përfshin, të tilla si arsimi i bazuar në kompetenca dhe metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin. Roli aktiv në projekt do të luhet nga nxënësit dhe mësuesit e shkollave ​​pilot nga i gjithë vendi.

Po punoni në Shqipëri prej gati një viti tashmë. Mund të ndani disa prej përshtypjeve tuaja nga kjo “jetë e re”? 

Më pëlqen të punoj në Shqipëri. Zyra e Këshillit të Evropës luan një rol aktiv në mbështetjen e reformave që vijojnë dhe modernizimin e vendit, në bashkëpunim me shumë institucione të ndryshme shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë (Ambasada, organizata ndërkombëtare). Duke qenë “në terren”, mund të shoh më nga afër efektet e punës sonë ndryshe nga kur punoja në selinë e Këshillit të Evropës në Strazburg.

Edhe të jetuarit në Shqipëri më pëlqen. Ndjej se shqiptarët janë evropianë të vërtetë, janë mendje hapur dhe si e huaj jam ndjerë vërtet e mirëpritur. Gjithmonë e kemi gjetur gjuhën e përbashkët për të komunikuar (shqipja ime është shumë elementare, por punoj shumë për ta përmirësuar atë). Më pëlqen qyteti i gjallë i Tiranës dhe natyrisht, më pëlqen të udhëtoj për të zbuluar qytetet, trashëgiminë kulturore dhe peizazhet e bukura të vendit. Deri tani kam vizituar në veri Shkodrën, liqenin e Komanit, luginën e Valbonës dhe atë të Thethit, në jug Gjirokastrën, Sarandën, dhe Butrintin, në perëndim Durrësin, Kepin e Rodonit, dhe Vlorën dhe në lindje e jug-lindje Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Korçën, dhe vetëm së fundmi isha në Berat.

Me pak fjalë, më pëlqen vërtet “jeta ime e re” në Shqipëri.

 

Më poshtë do të gjeni versionin anglisht të intervistës

 

Jutta Gützkow: “Impressions of my first year in Albania”

By Rudina HOXHA 

Jutta GÜTZKOW is the Head of the Council of Europe Office in Tirana and shares with STAR PEOPLE her thoughts after having taken responsibility for the Albanian office of this leading human rights Organisation in April 2019. In this interview, she outlines her role, the Council of Europe cooperation projects in Albania, the priorities and the challenges of her Office in the year 2020 when Albania and the Council of Europe celebrate 25 years of membership of the country. 

Jutta GÜTZKOW, a German national, studied political science in Berlin and specialised in European affairs at the College of Europe in Bruges and the European University Institute in Florence. She joined the Council of Europe in 1993 where she held different positions, including Council of Europe – OSCE Liaison Officer, Head of Civil Society Division and Head of Good Governance Division.

Albania became a member of the Council of Europe in 1995. 25 years later, you are heading the Council of Europe Office in Tirana. What does this mean for you?

Let me begin with a few words on the Council of Europe itself and why I feel privileged to be with the Organisation: Working for the Council of Europe means working for an inclusive organisation with 47 member states, where governments, parliaments, local authorities and civil society cooperate based on the common values of democracy, human rights and the rule of law; it means developing standards and creating a common legal space where all Europeans enjoy the same rights regardless where they live; it means monitoring the respect for European standards; and it means offering support through dialogue and cooperation to member states to overcome shortcomings identified in the monitoring.

In the early 1990s I was part of the Directorate of Political Affairs which coordinated the enlargement process of the Council of Europe. At that time, the preparations for Albania’s accession kept us quite busy. This year we are celebrating 25 years of Albania’s membership in the Council of Europe. Together we travelled a long way and we are proud of the achievements.

As Head of the Council of Europe Office in Tirana I am responsible for maintaining good relations with the authorities and the international community and, most importantly, to implement, together with our team of 20 staff members, cooperation activities in Albania. The aim of these cooperation activities is twofold: First of all, to help the country to live up to the European standards and to its commitments in areas where the Council of Europe monitoring bodies identified room for further improvements and, more generally, to support the reform agenda of the country.

Jutta Gützkow: “Përshtypjet e vitit tim të parë në Shqipëri 3Please can you tell us more on the Council of Europe cooperation projects in Albania? 

In Albania, we are supporting the country in shaping key reforms. Our assistance focuses on four main areas, notably: Ensuring justice; fighting economic crime; combating discrimination and protecting the rights of vulnerable groups, including Roma; and promoting freedom of expression and freedom of the media.

As mentioned, Albania is a member of the Council of Europe and we work hand in hand with the Albanian authorities, at the headquarters in Strasbourg, in Tirana and in the different regions of the country.

How do we work? We provide advice in the preparation of strategies, action plans and legislation in compliance with the European standards. This is combined with capacity building activities which include not only training of staff but also support to the creation of institutions which are fit for their tasks.  We are active in awareness raising to bring the Council of Europe values and what they mean in everyday life to everyone. When I say “we” I speak not only about the Council of Europe institutions and staff members but also about our valuable experts and collaborators from different European countries and from Albania, including university professors, researchers from think tanks, teachers, judges etc. 

With whom do we work? First of all with the  Albanian institutions – government, parliament, courts and the new institutions of the judiciary, the independent bodies like the People’s Advocate or the Commissioner for the Protection against Discrimination, the High Inspectorate of Declaration and Audit of Assets and Conflicts of Interest, the Central Electoral Commission, municipalities, schools, civil society and many others. I should like to stress that our cooperation works very well, we are dealing with dedicated and competent people and establish a real two-way cooperation where both sides benefit. We also maintain a regular information exchange with other international organisations and with several Embassies to improve impact and to make better use of our resources in support of the Albanian reform efforts. Most importantly, we cooperate very closely with the European Union, as our main partner and financier. 

What is the nature of your cooperation with the European Union and how much is your Office involved in the process of Albania’s accession to the European Union?

Allow me to stress that in countries aspiring to become members of the European Union, enhancing compliance with Council of Europe standards goes hand in hand with enhancing compliance with the European Union acquis in the framework of the enlargement process. Thus, together with the European Union, we pay particular attention to the reform of the judiciary and the protection of fundamental rights and freedoms. 

Our cooperation with the European Union is characterised by shared values and common goals. The Council of Europe values of democracy, human rights and rule of law are reflected in the Copenhagen criteria for accession to the European Union. These include political criteria – stability of institutions guaranteeing democracy, the rule of law, human rights and respect for and protection of minorities; economic criteria: a functioning market economy and the capacity to cope with competition and market forces; and administrative and institutional capacity to effectively implement the acquis and ability to take on the obligations of membership. 

In this context, it is not surprising that the European Union funds most of our cooperation projects in Albania but also in the Western Balkans, through the programme known as the “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey”.

What do you see as the most important challenges for the Council of Europe Office in Albania this year? Where do you expect your work to be focused?

When you ask me about challenges and priorities in 2020, I should like to mention two issues which we address in our projects: the fight against corruption and organised crime and the question of property rights.

For the first, we implement the “Action against Economic Crime in Albania” and work closely with Albanian authorities to address key recommendations of the Council of Europe monitoring bodies, notably GRECO (Group of States against Corruption)  and MONEYVAL (Committee of Experts on the Evaluation of Anti-Money Laundering Measures and the Financing of Terrorism). The focus is on strengthening of legislation and institutional capacities to prevent and combat corruption; enhancing criminal asset recovery and management; improving institutional cooperation of Albanian stakeholders. 

For the second, we contribute through a project on “Supporting Effective Remedies and Facilitating the Execution of Judgments of the European Court of Human Rights” which is contributing, inter alia to improving property compensation or restitution. More concretely we provided legal advice on the draft law on the finalisation of transitional ownership processes and also carry out an assessment of the implementation of the law on compensation.

How is the situation of human rights in Albania from your perspective and what aspect is of particular relevance?

First of all, I should like to underline that you as well as anyone else may lodge an application with the European Court of Human Rights if you consider that you have personally and directly been the victim of a violation of the rights and guarantees set out in the Convention or its Protocols, and after trying all the levels of the judiciary in the country. The alleged violation must have been committed by one of the States bound by the Convention. This individual right to appeal is unique in the world!

When we look at the judgements of the European Court of Human Rights and at the pending applications, it becomes clear that the main challenges for the protection of human rights in Albania concern the right to a fair trial, the right to an effective remedy and the protection of property. In addition, the Court received recently applications related to the vetting process which concern the right to a fair trial but also the right to respect for private and family life and the right to an effective remedy.

This is why our projects in Albania focus on improving the capacity of the judiciary to apply the Convention and the case-law of the European Court of Human Rights and on enabling legal professionals to effectively apply remedies related to non-enforcement of national judgments, targeting undue length of proceedings and fairness of criminal proceedings.

This shows the importance for Albania to conclude the reform of the judiciary so that the courts function better and apply in the domestic judgements the European Convention on Human Rights.

Jutta Gützkow: “Përshtypjet e vitit tim të parë në Shqipëri 4You also have rich experience working with women. What are the Council of Europe’s actions for women’s rights in Albania?

Allow me to make first a personal remark: I am happy that the Council of Europe has, for the second time in its history, a woman as Secretary General, Ms Marija Pejčinović Burić. I personally feel very inspired by her personality and priorities and believe that role models like her encourage girls to dare to go for leadership positions.

The Council of Europe’s action for women’s rights is grounded in Council of Europe standards which must be respected by all member States. Milestones for gender equality are the European Convention on Human Rights, the European Social Charter and the Council of Europe Conventions on Action against Trafficking in Human Beings and on Preventing and Combating Violence against Women and Domestic Violence (largely known as Istanbul Convention). Albania is party to all these Conventions.

In addition to the standards we need leaders to bring forward the quest for gender equality. Albanian personalities are very important for the fight against violence against women in Albania but also in Europe: The then Speaker of Parliament, Jozefina Topalli, signed the ratification of the Istanbul Convention in 2013. Iris Luarasi, the leader of the Counselling Line for Women and Girls is the first Vice-President of GREVIO (Group of Experts on Action against Violence against Women and Domestic Violence) which monitors the implementation of this Convention. Eglantina Gjermeni, a member of the Assembly, plays an active role in the Parliamentary Network Women Free from Violence of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe.

What specific job-creation projects has the Council of Europe undertaken for the youngsters in particular in Albania?

I must disappoint you: The Council of Europe does not carry out such projects. Instead we focus on enabling young people to become engaged and responsible European citizens who advocate human rights and participate fully in democratic life. To this end, we support youth organisations and schools to better prepare them for the future.

In Albania, we just started a 4-year project on strengthening democratic citizenship education which is funded by the government of Sweden. We will cooperate with the Ministry of Education, Youth and Sport to support the on-going curriculum reform and the new education approaches that it involves, such as competence-based education and student-centred teaching methods. Pilot schools from all over the country and, most importantly, their students and teachers will play an active role. 

You are working in Albania for almost a year. Can you share some of your impressions from this “new life”?

I enjoy working in Albania. The Council of Europe Office plays an active role in supporting the ongoing reforms and modernisation of the country, in cooperation with many different Albanian institutions and international partners (Embassies, international organisations). Being “in the field”, I can see more directly the effects of our work than in my previous functions at the Council of Europe headquarters in Strasbourg.

I also enjoy living in Albania. I feel that Albanians are real Europeans, they are open minded and happy to meet me, the foreigner. We always find a common language to communicate (my Albanian is very basic, but I work hard to improve it). I like the lively city of Tirana and of course, I like travelling to discover the cities, cultural heritage and beautiful landscapes. I have already been to the North (Shkodër, Lake Koman, Valbona and Theth Valleys), to the South (Gjirokastër, Saranda, Butrint), the West (Durrës, Cape Rodon, Vlorë) and the East and South East (Lake Ohrid, Pogradec, Korçë) and was only recently in Berat.

In short, I truly enjoy my “new life” in Albania.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *