‘Java e Evropës 2020’ , vjen me një program të pasur edhe në Kosovë
Shpërndaje

Java e Europës e cila shënohet gjatë datave 9 -15 maj do të shoqërohet me aktivitete të shumta kulturore dhe inspiruese edhe në Kosovë.
Zyra e Bashkimit Evropian por edhe Shtëpia e Evropës do të sjellin online nëpërmjet platformave sociale një numër të madh të aktiviteteve nga yoga deri tek mesazhet inspiruese dhe performanca nga emra të njohur si : Sislej Xhafa, Dafina Zeqiri, Andrra, Petrit Çeku, Arta Jashari etj.
“Jemi të gjithë së bashku edhe në këto kohëra, por është e rëndësishme që kjo simbolikë e Ditës së Evropës të festohet si gjithmonë, kësaj here pak më ndryshe por në faqet tona në Facebook, ku secili do të mund ta gjejë veten” është thënë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.