Nuk ndalet Dua Lipa, pozon për numrin e ri të revistës “GQ”
Shpërndaje

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Ylli i ‘’Future Nostalgia’’ së fundi ka pozuar në kopertinë të revistës ‘’GQ.’’
Në rrëfimin ekskluziv për ‘’GQ’’, Dua ka folur për pabarazinë gjinorë në industrinë e televizionit dhe muzikës.
“Ekziston një problem masiv – që ndoshta fillon në shkolla – në të cilat vajzat nuk inkurajohen domosdoshmërisht të luajnë në shumë instrumente mashkullore, nuk inkurajohen me të vërtetë të hyjnë në regji-produksion, ndërsa burrat natyrisht mund të shkojnë në atë rrugë”.
Sipas Lipës ende nuk ka një ekuilibër të mirëfilltë midis trajtimit të këngëtarëve meshkuj dhe femra dhe kësisoj ajo dëshiron që të mbështesë vajzat e reja sa më shumë që ta shfaqin veten dhe talentin e tyre dhe jo të rrinë në prapaskenë.
Revista e njohur “GQ”, edicionin e muajit qershor ia ka kushtuar NHS (Shërbimi t të Shëndetit Kombëtar) dhe të gjithë punonjësve që punuan dhe po punojnë në vijën e parë kundër virusit.