DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Suksesi i këngëtares Ava Max, do të interpretojë kolonën zanore në filmin e famshëm

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka njoftuar se është duke punuar për këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar.

Bëhet fjalë për filmin e ri “Scoob”, i cili vjen si një ripërpunim i veçantë i personazhit të famshëm vizatimor“Scooby Doo”.

Filmi i ri “Scoob!” sjell historinë e qenushit të famshëm Scooby Doo dhe aventurave me miqtë e tij.

Për kolonat zanore të këtij albumi janë përgatitur rreth 12 këngë, të cilat janë përfshirë në një album, njërën prej të cilave e interpreton artistja shqiptare.

“On Me” titullohet kolona zanore të cilën do ta këndojë Ava Max së bashku  me Thomas Rhett dhe Kane Brown.

“E entuziazmuar ta ndajë “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Brown që më ftuat në këngë”, shkroi ajo në mediat sociale.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *