Nga bashkëpunimet me Elton John e Ariana Grande, ky është albumi i ri i Lady Gaga
Shpërndaje

Albumi i ri i Lady Gaga do të dalë në treg më 29 maj. I pagëzuar me emrin “Chromatica” , albumi do të përmbajë rreth 16 këngë, mes tyre edhe këngën ‘’ Stupid Love”, pasazhi muzikor ndërkombëtar më i luajtur në Itali, që ka mbi 300 milionë klikime në botë.
Ky është albumi i gjashtë i këngëtares, i cili nuk vjen solo, por edhe me bashkëpunime me emra të rëndësishëm të muzikës si: Ariana Grande, Elton John dhe Blackpink.
Lëshimi i tij ishte planifikuar fillimisht për më 10 prill, por u shty javët e fundit për shkak të emergjencës së pandemisë së COVID-19.