COVID-19/ Ministrja e Kulturës shpjegon si do të rikthehet jeta kulturore në vend
Shpërndaje

Pandemia e COVID-19 ka dhënë efektet e veta edhe në jetën sociale dhe kulturore të vendit.
Gjatë një interviste televizive, Ministrja e Kulturës, Elva Margarita u shpreh se po merren masat që shumë shpejt të fillojë aktiviteti në zbatim të plotë të protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për hapjen graduale.
“Të gjitha aktivitetet e institucioneve tona janë munduar të riaktivizohen që nga ato administrative por edhe ato artistike në hapësirën virtuale. Ashtu si aktivitetet artistike kemi pasur opera me pizhama apo teatrin online, kemi pasur ture virtuale të muzeve tona dhe atyre në botë, që janë ndjekur me shumë interes nga publiku”- tha ajo.
Në kushtet e hapjes graduale, shpjegoi ajo, kuptohet që muzetë dhe parqet e kanë më të thjeshtë në krahasim me teatrot, ku njerëzit qëndrojë afër me njëri-tjetrin.