DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion

Kriza e COVID-19 prek edhe industrinë e sendeve të luksit, renie me 25%

Shpërndaje

Duket se pasojat e COVID-19 dhe kriza ekonomike që po e shoqëron pandeminë nuk do të lënë pa prekur as industrinë e modës së lartë dhe sendeve të luksit.

Sipas një studimi të kryer nga Claudia D’Arpizio dhe Federica Levato të fondacionit ”Altagamma”, produktet e luksit kanë humbur 25% në tremujorin e parë dhe sipas gjasave në të dytin do të jetë më keq. Sipas tyre situata pritet të përmirësohet në tremujorin e tretë të vitit, por për tu rikthyer në nivelet e 2019-ës (281 miliardë) duhet të presim të paktën 2 ose 3 vite.

Dy studiuesit mblodhën  e vlerësuan 107 marka luksoze italiane, duke përfshirë veshje, bizhuteri, ushqim dhe pije, mikpritjen, automobilistikën dhe jahtet.

“Ne po përballemi me një periudhë pasigurie të madhe, në të cilën për momentin gjithçka varet nga masat e politikës shëndetësore për kontrollimin e koronavirusit.”, u shpreh presidenti i ”Altagamma”, Matteo Lunelli ndërsa komentoi studimin.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *