DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Inspiration

Mesazhi i Albano Carrisi-t: E dua Shqipërinë, një pjesë e zemrës sime është gjithmonë me ju (VIDEO)

Shpërndaje

Java e Europës është shoqëruar me shumë aktivitete kulturore dhe celebruese në mediat sociale , duke sjellë mesazhe bashkimi, solidariteti dhe kujdesi për njëri –tjetrin.

Plot 2.7 milion njerëz u arritën përmes platformave të mediave sociale të delegacionit të BE-së. Në këtë javë simbolike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, një mesazh mjaft të veçantë për popullin tonë e ka përcjellë edhe këngëtari i njohur italian Albano Carrisi.

“Si një puljan, i dërgoj një përqafim të gjithë popullit shqiptar. Në fund të fundit, edhe unë jam i tillë. Kam një pashaportë shqiptare dhe jam një qytetar shqiptar në të gjithë aspektet”, thotë fillimisht Albano.

“Kam pasur shumë takime në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve. Herën e parë që isha në Shqipëri ishte në vitin ’85, së bashku me tim atë. Ishte një udhëtim shumë interesant sepse zgjoi në mua emocione unike dhe të papërsëritshme. Babai gjithmonë më kishte folur për Shqipërinë në një mënyrë të jashtëzakonshme, pavarësisht se kishte shkuar gjatë Luftës Botërore”, vijon këngëtari Italian.

Carrisi ka folur me shumë pozitivistet për popullin shqiptar , ndërsa ka kujtuar edhe koncertin e tij të 20 shtatorit 1989 në qytetin e Tiranës. ‘’Mund të them se zemra ime është gjithashtu në vendin tuaj”, thotë këngëtari në video- mesazhin e tij, të cilin mund ta ndiqni të plotë në këtë video:

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *