DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

COVID-19 /‘Oscars’ bëjnë plane për shtyrjen e evenimentit të filmit

Shpërndaje

Sipas ‘’Daily Mail’’organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ janë duke bërë plane për shtyrjen evenimentit të radhës.

Kjo vjen pasi ka mungesë të prodhimit të filmave të rinj, të cilët nuk kanë mundur të realizohen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo do të jetë hera e parë që eventi i çmimeve ‘Oscar’ do të shtyhej.

Filmat e mëdhenj tashmë i kanë shtyrë datat e lëshimit të tyre, ndërsa kinematë në të gjithë botën mbesin të mbyllura. Filmi më i fundit i James Bond, “No Time To Die”, ishte një nga projektet që nuk u publikua dhe u shty nga muaji prill për në muajin nëntor të këtij viti.

Sipas planit ceremonia duhet të mbahej më 28 shkurt 2021, por disa burime i thanë ‘’The Sun’’ se shtyrja pritet të jetë përtej kësaj date.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *