DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Era Istrefi publikon ‘cover’ –in e këngës së famshme të Frank Ocean

Shpërndaje

Teksa ka anuluar çdo aktivitet për pak kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Era Istrefi, ka realizuar për fansat një “cover” të një prej këngëve më të famshme të Frank Ocean.

Bëhet fjalë për këngën shumë të njohur “Cayendo”, të cilën Era e ka sjell në stilin e saj të veçantë. Istrefi publikoi videon e ‘cover’-it të ri në rrjetin social Instagram, duke shkruar se inspirimin për të kënduar këngë melankolike, po e gjen tek situata në të cilën ndodhemi.

“Ditët n’karantinë m’kanë rezultu me këndu këngë kryesisht të dhimbshme por të bukura. Edhe e dhimbshmja është pjesë e bukurisë. Fansat e mi besnik që prej ditës së parë pothuajse e dinë që Frank Ocean ka qenë inspirimi im që nga dita ime e parë. Shpresoj se ju do ta pëlqeni”, shkroi Era në Instagram.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *