DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Princesha e Austrisë ndahet nga jeta në mënyrë tragjike

Shpërndaje

Princesha e Austrisë, Maria Galitzine ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një aneurizme kardiake.

Princesha e cila prej vitesh jetonte në SHBA, pas pak ditësh priste të festonte 32- vjetorin e lindjes.

Ajo ka lindur në 1988 në Luksemburg dhe ishte pasardhëse e dinastisë Habsburg. Gjyshi i saj  ishte Archduke Rudolf i Austrisë, ishte djali i vogël i Perandorit Charles I të Austrisë , Perandori i fundit i Austrisë.

Ndarjen e saj nga jeta e ka konfirmuar dhe mamaja e saj Maria Anna. “Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.

Galitzine, e cila ishte edhe nëna e një djali 2-vjeçar bënte një jetë normale dhe në  një intervistë të vitit  2018, do të shprehej se e kuptonte që ishte princeshë vetëm kur shkonte në dasmat mbretërore shkruan ”Daily Mail”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *