Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij Rooney Mara në pritje të fëmijës së parë
Shpërndaje

Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku shkruajnë tabloidet amerikane.
Çifti , i cili ka preferuar ta kalojë periudhën e vetëkarantinimin në shtëpinë e tyre në Los Angeles , ka zgjedhur të heshtë përballë këtij lajmi dhe interesit të gazetarëve për të ditur detaje.
Aktorja, 35-vjeçe, besohet të jetë në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Mara dhe Joaquin janë fejuar korrikun e vitit të kaluar dhe lajmet u konfirmuan në atë kohë nga ‘’US Weekly’’. Çifti ka luajtur disa role së bashku si në filmin ‘’Her’’ apo edhe “Mary Magdalene”.