COVID-19/ Shtyhet Bienalja e Arkitekturës në Venecia
Shpërndaje

Bienalja e Arkitekturës në Venecia është shtyrë përsëri dhe pritet të mbahet pas rreth një viti (nga prilli deri në nëntor të vitit 2021).
Ekspozita Ndërkombëtare e Artit, nga kuratorja Cecilia Alemani, e cila pritej të zhvillohej këtë vit është shtyrë pasi stafi organizativ e ka konsideruar të pamundur organizmin në një periudhë ku ende nuk dihet saktë se si do të jetë ecuria.
Situata aktuale ka rrezikuar realizimin, transportin dhe praninë e punimeve dhe rrjedhimisht cilësinë e vetë ekspozitës.
‘Me respektin maksimal për punën e bërë nga të gjithë ne, investimet e bëra nga pjesëmarrësit, dhe duke marrë parasysh vështirësitë që të gjitha vendet, institucionet, universitetet, studiot arkitekturore janë përmbushur së bashku me pasigurinë e dërgesave, kufizimeve personale të udhëtimit dhe masat mbrojtëse të COVID-19 që janë duke u miratuar, ne kemi vendosur t’i dëgjojmë ata, shumicën, të cilët kërkuan që ‘Bienaale di Architettura’ të shtyhej.’ thuhet në komunikatën për media.