DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rregullat strikte ndaj COVID-19 nuk ‘’kursejnë’’ as kryeministren në Zelandën e Re

Shpërndaje

Rregullat e distancimit fizik në Zelandën e Re nuk kanë ‘’kursyer’’ as kryeministren e vendit Jacinda Ardern. Numrit një të Zelandës së Re iu refuzua hyrja në një kafene për shkak të rregullave të distancimit social, që ajo dhe qeveria e saj vetë ka miratuar.

Kryeministrja e cila ishte e shoqëruar nga disa familjarë dhe një grup miqsh janë shfaqur në një kafene të kryeqytetit Wellington, por u është kërkuar të kthehen sepse mjedisi kishte arritur numrin e lejuar të klientëve.

Në kuadër të masave ndaj Covid-19 në Zelandën e Re kafenetë u lejuan të hapen javën e kaluar, por mes tavolinave e klientëve duhet të ketë distancë të konsiderueshme , si edhe këta të fundit kërkohet që të rrinë ulur.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *