DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ariana Grande kujton sulmin në ‘Manchester Arena’: Mendimet e lutjet e mia janë me ju

Shpërndaje

Nesër shënohen tre vjet pas sulmit terrorist në ‘Manchester Arena’. Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe pati një bilanc tragjik, nga ku 23 persona humbën jetën ndërsa 139 të tjerë  u plagosën. Ky sulm ndodhi pak çaste pasi kishte interpretuar këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Për të përkujtuar këtë ngjarje Grande ka ndarë një mesazh të përzëmërt për fansat dhe familjarët e të prekurve nga ai incident tragjik.

“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.

“Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *