DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha zbulon se prindërit e saj kanë qenë të infektuar me koronavirus

Shpërndaje

Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë qenë të infektuar me koronavirus.

“Ata u sëmurën … dhe ishin shumë të sëmurë për tri javë, dhe u  mërzita shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare, për TV Extra. Bebe Rexha jeton në Los Angeles, ndërsa  prindërit e saj banojnë në New York .

“Unë isha duke menduar për të shkuar të kujdesesha për ta, megjithëse ata nuk dëshironin që as unë e as vëllai të shkonim atje, por më në fund ata u bënë më mirë”, – ka thënë ylli i muzikës.

Në mars, ajo shkroi një status në Twitter ku tregonte se si miku i një mikut të saj se “kishte ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të ruajnë distancën e ta marrin seriozisht virusin.

Bebe Rexha zbulon se prindërit e saj kanë qenë të infektuar me koronavirus 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *