“Ramë Lahaj & Friends” rikthehet në Kosovë
Shpërndaje

Tenori i famshëm shqiptar Ramë Lahaj gjatë takimit me drejtoreshën e Komunës së Prishtinës, Blerta Basholli ka biseduar që “Ramë Lahaj & Friends”, koncerti që u mbajt vitin e kaluar në Sheshin “Skënderbeu” të kthehet në një traditë.
“Është shumë interesant dhe i bukur fakti që artistët kosovarë shkojnë kah të shkojnë, por përsëri kthehen në Kosovë të bëjnë projekte dhe kam përshtypjen se ndjehen shumë më mirë se kudo . Kjo i ofron mundësi edhe audiencës për të parë punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë jashtë vendit, por edhe promovon vendin tonë në mënyrën më të bukur të mundshme. E siç e kemi thënë shumë herë, kush mund t’a promovojë më mirë vendin se sa artistët? ‘’ – ka shkruar Basholli në rrjetin social Facebook.
Koncerti “Ramë Lahaj & Friends” i cili ka pasur shumë shikueshmëri dhe është mirëpritur nga publiku pritet të vijë gjatë ditëve të verës për qytetarët e Kosovës.