Më shumë se 3 muaj në karantinë. Kjo është rutina e re e mbretëreshës Elisabeth II
Shpërndaje

Pas më shumë se tre muajve të mbylljes për shkak të pandemisë së koronavirusit, mbretëresha Elizabeth II, është fotografuar duke ecur mbi kalë përreth kështjellës Windsor, ku sovrania Britanike së bashku me bashkëshortin, princin Philip kanë qenë në vetë-karantinë.
Mbretëresha 94-vjeçare shfaqet ndërsa kalëron mbi ponin e racës ”Balmoral Fem”. Nuk dihet edhe për sa kohë mbretëresha do të qëndroja në Windsor, para se t’i kthehet rutinës së saj të mëparshme. Mediat britanike shkruajnë se stafi në dispozicion të mbretëreshës ka qenë i reduktuar gjatë kësaj kohe. Kujtojmë këtu se mbretëresha e kaloi edhe ditëlindjen në karantinë, duke mos pasur mundësi të takohet më familjarët e tjerë të familjes mbretërore.