DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Largohu se je refugjat”/Rrëfehet Noizy: Në Angli jam përballur me racizmin

Shpërndaje

Reperi i njohur Noizy ka treguar se si kur ka qenë në Angli është përballur me racizmin që u bëhet sidomos refugjatëve dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq. “Kam ikur në Angli në moshën dhjetë vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur përkrah me shokët dhe t’i ndajmë gjërat së bashku. Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hanim bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Pashë disa çuna me ngjyrë të bardhë dhe thosha me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më kanë kërkuar të çohem nga tavolina duke më thënë se jam refugjat e nuk lejohem të ulem aty’’ – ka thënë reperi i njohur gjatë një intervistë  në ‘’Në kurthin e Piter Pan’’

Reperi veç tjerash ka dhënë edhe një mesazh për luftën ndaj racizmit, duke thënë se të bësh një njeri të ndihet i përjashtuar është gjëja më e keqe që mund të ndodhë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *