Raporti/ Turistët e huaj preferojnë sitet kulturorë më shumë se sa shqiptarët
Shpërndaje

Instituti i Statistikave bën të ditur se gjatë vitit 2019, numri i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT, më shumë se gjysma e vizitorëve që kanë preferuar të vizitojnë objektet kulturore në Shqipëri, rreth 55% kanë qenë turistë të huaj.
Në vitin 2019, numri gjithsej i vizitorëve të huaj në institucionet e trashëgimisë kulturore është 585 350 vizitorë, 13,2% më shumë, krahasuar me vitin 2018.
“Gjatë tremujorëve të vitit 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me tremujorët e vitit 2018, me përjashtim të tremujorit të tretë”, thuhet në raportin e publikuar nga INSTAT.