Brad Pitt dhe Angelina Jolie shuajnë tensionet/ Bashkojnë forcat për ti organizuar ditëlindjen djalit të tyre
Shpërndaje

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë bashkuar forcat për ti organizuar një festë e ditëlindje shumë të veçantë djalit të tyre Shiloh, duke i lenë kështu pas krahëve thashethemet për armiqësi e zënka tw vazhdueshme mes tyre.
Brad është munduar të organizoj një festë të vërtetë, me dhurata e surpriza, ku ka gatuar pjatën e preferuar të fëmijëve dhe ka shpenzuar një kohë cilësore me ta.
Një burim i tha The Sun: “Brad me të vërtetë dëshironte ta bënte të veçantë ditën e Shiloh dhe e kishte planifikuar atë prej kohësh.’’
Ky është takimi i parë i tij me fëmijët pas periudhës së karantinës. Fëmijët dhe Jolie e kaluan karantinën në L.A. në shtëpinë e tyre 25 milionë dollarë , pak minuta larg asaj të Brad.
Burimet po ashtu pohuan se ish-çifti, të cilët ishin të martuar për më shumë se 10 vjet, janë duke u mirëkuptuar pas një beteje të çrregullt për kujdestarinë e fëmijëve.