DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fonde për koronavirusin/ Del në ankand nudoja historike e Jennifer Aniston

Shpërndaje

Fotografi i njohur Mark Selinger ka nxjerrë nga sirtari foton nudo të Jennifer Aniston të 25 viteve më parë, të cilën e ka vendosur në ankand së bashku me një grup fotosh të tjera. Fotografia është shkrepur në vitin 1995 kur Aniston ishte në kulmin e karrierës së saj, si protagoniste e ‘Friends’.

Me rolin e Rachel Green artistja nga Los Angeles u bë menjëherë e famshme, pasi prerja e saj e flokëve u bë një model i ndjekur nga femrat ndër vite.

Fonde për koronavirusin/ Del në ankand nudoja historike e Jennifer Aniston 1Këto foto do të jenë në ankand për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë sigurime shëndetësore për të përballuar emergjencën e koronavirusit.

Edhe Aniston duket se e mbështet plotësisht këtë iniciativë. Ajo e ka shpërndarë linkun e ankandit në mediat sociale, ndërsa ka shkruar : “Falenderoj Mark që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj iniciative’’.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *