Edhe librat në karantinë .Vendimi i çuditshëm i Bibliotekës Kombëtare Austriake
Shpërndaje

Biblioteka Kombëtare Austriake në kuadër të masave mbrojtëse ndaj pandemisë ka vendosur që të fusë në karantinë edhe librat për të mbrojtur lexuesit nga infeksionet e mundshme të koronavirusit,.
Kësisoj të gjithë librat e kthyer nga lexuesit do të mbahen në një dhomë të veçantë për të paktën 24 orë, përpara se të rikthen në rafte dhe të jenë të disponueshëm për lexuesit e tjerë.
“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat”, tha biblioteka në një shënim për publikun, teksa theksoi më tej se të dhënat online të bibliotekës do të përditësohen herë pas here në mënyrë që lexuesit të jenë të informuar nëse librat e tyre janë në rafte apo në dhomat e izoluara.