Në përvjetorin e parë të martesës, Gaz Paja ka një dedikim special për bashkëshorten
Shpërndaje

Si sot një vit më parë aktori i humorit Gazmend Paja kurorëzoi në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Ira Seferin në një dasmë me plot 300 të ftuar, e cila u përcoll me shumë vëmendje dhe interes nga media dhe dashamirësit e aktorit.
Në tetor të vitit të shkuar çifti u gëzua edhe me një fëmijë teksa në jetë erdhi djali i tyre Dard.
Këtë përvjetor të parë, Gazi i ka dedikuar një status në mediat sociale bashkëshortes së tij, teksa poston një fotografi nga martesa dhe i bën një premtim publik:
‘’Me gezove kur te njoha. Me gezove kur the- PO.Me gezove kur solle Dard. Te lutem, vazhdo te me gezosh dhe une do te kujdesem per ty ♥️ ’’