Klea Huta dhe Elgit Doda, janë bërë prindër për herë të parë. Djali i tyre të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti përmes postimeve që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale.
“Të dashurojmë Krid! 04.06.2020. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, kanë qenë fjalët e mami Kleas dedikuar të birit.