Pak javë përpara lindjes, Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke kënduar
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, po përjeton momentet e bukura të shtatzënisë. Këngëtarja e cila vetëm pak kohë më parë e beri publike lajmin e shtatzënisë është në javët e fundit para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
35-vjeçarja është në pritje të ëmbël së bashku me të fejuarin e saj Orlando Bloom.
Katy mori pjesë në një koncert virtual përmes platformës YouTube, që ishte organizuar për të festuar diplomimin e studentëve në vitin 2020.
Ajo performoi këngën e saj të fundit “Daisy”, por më shumë sesa kënga, ishte barku i rrumbullakosur ai që ra në sy.
Perry nuk nguroi edhe të jepte edhe një mesazh frymëzues për studentët që ndoqën performancën e saj duke thënë:
“Ju jeni e ardhmja, dhe e di që ju do të përdorni gjithçka që keni mësuar për ta bërë botën një vend më të mirë”.