FAO : Më shumë peshk në menutë e përditshme, rritet konsumi global
Shpërndaje

Peshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm dhe shtesë e mirë në dietë, pasi është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm.
Ushqimet e detit përmbajnë vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, vlerë të lartë proteinash, dhe janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3.
Sipas OKB-së gjithmonë e më shumë njerëz po konsumojnë peshk. Në vitin 2018 konsumi global u rrit në një shifër prej 20,5 kilogramësh për frymë.
“Shifra është gati të rritet më tej në dekadën e ardhshme, duke nënvizuar rolin kritik në sigurinë globale të ushqimit”, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në edicionin e vitit 2020 të “Gjendja e Peshkimit dhe Bujqësisë në Botë”.
Agjencia e OKB-së renditi Bangladeshin, Kamboxhian, Gambian, Ganën, Indonezinë, Sierra Leonen, Sri Lankën, si dhe disa shtete të vogla ishullore në zhvillim, si vendet me dietat më të pasura me peshk.