DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Mbështetje për turizmin vendas, ministrja Margariti njofton uljen e tarifave në sitet kulturore

Shpërndaje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi de do të ulen çmimet e biletave për të vizituar sitet kulturore. Ky vendim vjen në kuadër të një nisme për të mbështetur sa më shumë bizneset dhe turistët lokalë.

“Ne kemi pasur vitin që shkoi një rekord mbi 1 milion vizitorë në të gjitha sitet e trashëgimisë kulturore dhe kishim ndërmarrë ndërkohë edhe një nismë tjetër, shtimin e  shërbimeve dhe rritjen e tarifave në këto site. Por duke pasur parasysh se pandemia solli detyrimisht edhe një gjunjëzim të disa sektorëve të ekonomisë ne menduam se për ne është e rëndësishme promovimi dhe të mos ulim ritmin e vizitueshmërisë në site. Ndaj kemi ulur tarifat që kanalizohet më shumë në biletarinë online, një risi e Ministrisë së Kulturës”, tha Margariti në një intervistë televizive.

Kujtojmë këtu se sipas INSTAT rreth 60% e turistëve që vizitojnë sitet arkeologjike janë turistë të huaj.

Ministrja konbfirmoi se ende është duke u punuar në disa site kulturore, të cilat  mbetën të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *