DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Reperi i njohur Mc Kresha bëhet baba për herë të parë

Shpërndaje

Reperi i njohur, Mc Kresha është bërë baba për herë të parë, teksa në jetë ka ardhur një vogëlushe me emrin Iza.

Lajmin e bukur nuk e ka bërë të ditur vetë reperi, por babai i bashkëshortes së tij përmes një statusi të publikuar në mediat sociale.

“Mirë se erdhe në jetë Iza! Jeta jote qoftë e uruar nga Zoti, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, ka shkruar babai i Erzinës, bashkëshortes së Kreshës.

Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina u lidhën në martesë në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni private. Erzina ishte shtatzënë në atë periudhë dhe u përpoq ta fshihte sa më mirë barkun e rrumbullakosur, edhe pse lajmi i shtatzënisë nuk do të vononte të pushtonte faqet rozë.

Reperi i njohur Mc Kresha bëhet baba për herë të parë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *