Ditëlindja e 43-të e Kanye West, Kim me urim të përzemërt për bashkëshortin
Shpërndaje

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kim Kardashian West ka uruar bashkëshortin Kanye West, në ditëlindjen e tij të 43-të.
Kim postoi disa fotografi të Kanye në Instagram duke shkruar: “Urime ditëlindjen për mbretin tim”.
Çifti i cili ka rreth 6 vjet të martuar janë duke shijuar dashurinë e tyre si ditën e parë. Kim e ka falënderuar bashkëshortin për kujdesin, besnikërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar.
Kim, 39-vjeçare, dhe Kanye janë prindër të katër fëmijëve; North, e cila mbush shtatë vjeç këtë muaj, Chicago, dy vjeçe Psalm, 13 muajsh dhe Saint 4 vjeç.