Princi Philip feston ditëlindjen e tij të 99-të
Shpërndaje

Princi Philip feston sot ditëlindjen e tij të 99-të. Ai pritet ta festojë përvjetorin e tij të lindjes në kështjellën Windsor, aty ku vazhdon të qëndrojë së bashku me mbretëreshën Elisabeth II që prej izolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit në muajin prill.
Philip, titulli zyrtar i të cilit është Duka i Edinburgut, pritet të festojë në mënyrë private, pa asnjë ngjarje publike.
Ai është bashkëshorti më i vjetër në historinë britanike, i përshkruar nga mbretëresha 94- vjeçare, si forca dhe udhëzuesi i saj i vazhdueshëm.